Lëshohet në hapësirë raketa “Falcon 9”, transporton satelitët Albania 1 dhe Albania 2

Lëshohet në hapësirë raketa “Falcon 9”, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2

Pamjet e lëshimit të raketës u transmetuan në faqen e Facebook të Kryeministrit Edi Rama, i cili nuk ngurron të shkruajë, “Ja dhe kjo, u tha, u bë”.

Bazuar në atë që është deklaruar nga vetë Kryeministri, satelitët që përfaqësojnë Shqipërinë do të monitorojnë nga hapësira të gjithë sipërfaqen e Shqipërisë, duke mundësuar të dhëna të cilat deri më tani nuk kanë qenë të mundura.

 

Të Fundit