Lëkundje tërmeti në vendin tonë, ja sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti në vendin tonë. Mësohet se tërmeti ishte me magnitudën 4.

Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 13 km, me epiqendër në koordinatat 41.590°N dhe 20.150°E, rreth 40 km në veri-lindje të Tiranës dhe 12 km në lindje të qytetit të Burrelit.

Lëkundjet u ndjenë në disa zona të vendit, përfshirë Tiranën dhe rrethinat e saj, si dhe në qytetin e Burrelit.

Të Fundit