Një pronar dyqani në Durrës denoncon, se specialistë të OSHEE-së i kanë kërkuar 2 milionë lekë, për t’i nxjerrë sahatin e energjisë nga brenda dyqanit në ambientet e jashtme. Sipas tij, gjatë kontrollit, specialistët i thanë, se sahati kishte rezultuar me minus që prej vitit 2021 dhe nëse ata dorëzonin procesverbalin, sistemi do të gjeneronte automatikisht një faturë për 80 mijë kilovatë, pra më shumë se 14 milionë lekë.Në takimin e parë, pronarja, gruaja e denoncuesit, kundërshton shumën, duke e quajtur të ekzagjeruar. Por specialisti i përgjigjet, se po e ndihmonte dhe se paratë nuk i merrte ai, por shefat.Specialisti këmbëngul, se situata duhej rregulluar, që të mos i nxirrte më probleme.
Lidhur me denoncimin e pronarit të dyqanit për OSHEE-në Durrës, gruaja e tij, e kthyer në bashkëpunëtore e emisionit “Stop”, përpiqet t’u japë specialistëve 500 mijë lekë menjëherë, me premtimin, se pjesën tjetër do ta siguronte më vonë. Por ata, por specialistët nuk i pranojnë në atë moment, duke thënë, se paratë duhej t’i merrnin të gjitha, kur të përfundonte puna. Ata thanë, se kishin blerë materialet dhe nuk mund t’i mbanin shpenzimet me xhepin e tyre.Në fazën e fundit të bisedës, tensioni rritet, pasi specialisti kërkon, që puna të kryhet po atë ditë dhe refuzon shtyrjen për nesër, duke pretenduar, se ka lënë familjen dhe fëmijët për të ardhur aty. Ai i thotë pronarëve të “sajohen për një orë e gjysmë”, duke u bërë presion, që të gjejnë menjëherë të gjitha paratë.



