Lejoi filmin nga Kosova, serbët arrestojnë drejtorin e Kulturës në Bujanoc

Policia serbe ka ndaluar ditën e djeshme drejtorin e Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc të Serbisë, Jetmir Ismailin, dhe producentin Gani Veseli pasi ky institucion ka dhënë miratimin për shfaqjen e dy projekteve filmike të përkrahura nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Filmat “Heshtja që vret” dhe “I pabesi” duhet të shfaqeshin sot, më 10 qershor në Bujanoc.

Lajmin e dha mbrëmjen e së premtes, z. Nevzad Lutfiu, koordinator i Shtëpisë së Kulturës në Bujanoc, Serbi, i cili i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar të reagojë ndaj këtij akti të Policisë serbe.

Të Fundit