Lehtësi për emigrantët shqiptarë, shtohen shërbimet konsullore në ishujt grek

Tashmë një tjetër shërbim iu vjen në ndihmë emigrantëve shqiptarë që jetojnë në ishujt e Greqisë është shtuar prej ambasadës shqiptare atje.

Për mëse një javë stafi i ambasadës sonë në vendin fqinj është gjendur pranë bashkatdhetarëve tanë që jetojnë në ishujt e Egjeut, për tju mundësuar atyre gjithë shërbimet konsullore dhe pajisjen me pasaporta dhe karta identiteti, pa qenë e nevojshme të udhëtojnë në Athinë ose vendlindje, çka u kursen para dhe ditë pune.
Ka qenë vetë ambasadorja shqiptare në Athinë, Luela Hajdaraga e cila ka udhëhequr ekipet e diplomatëve dhe stafit të ambasadës në ishujt Rodos dhe Kretës, ndërsa projekti i ambasadës për tju ofruar shërbimet emigrantëve,do të shtrihet edhe në ishuj dhe zona të tjera të Greqisë.
Ritmet e punës kanë qenë intensive,madje çdo ekip kryente më tepër se 200 aplikime për pasaportë në ditë,duke bërë të mundur më shumë se 1000 aplikime për pasaportë,si dhe dhjetëra shërbime të tjera konsullore.
Ambasadorja jonë në Greqi, nuk humbi rastin të takojë edhe autoritetet më të larta lokale në ishujt e Rodosit dhe Kretës.
Në këto takime u fol për bashkëpunimin mes autoriteteve vendase dhe emigrantëve shqiptarë që jetojnë në këto zona, të cilët tashmë vlerësohen prej vendasve si pjesë e rëndësishme e shoqërisë greke .

Të Fundit