Legalizoi shtëpinë, por çertifikata i “dhuroi” edhe komshiun brenda!

Jemi në sektorin Rinia në Durrës për problemin e qytetarit Marash Ndoj, i cili pasi ka marrë legalizimin e shtëpisë, pas disa vitesh ka kërkuar të nxjerrë certifikatën e pronësisë, por i del, që në banesën e tij ka mbivendosje shtëpia e komshiut, familja Çunaj. Në realitet këto dy familje i kanë kufijtë e ndarë e nuk kanë asnjë lloj mbivendosje.Ne takuam zonjën Cunaj, e cila u shpreh gjithashtu e shqetësuar, që për këtë problem, nuk mund të shfrytëzojë pronën e saj. Të dyja familjet janë të gatshme, që të japin deklarata noteriale për përcaktimin e kufijve. Ne e adresuam problemin në ASHK, ku na thanë, se po ndërmerren hapat, për t’i dhënë zgjidhje rastit, në mënyrë, që dokumentet të përkojnë me gjendjen fizike të dy pasurive.

Të Fundit