Lefter Maliqi: Opozita do të bllokojë gjithçka. Do të jetë një vjeshtë e nxehtë

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka deklaruar në një intervistë për media se opozita po përgatitet për një sezon të ri politik, që pritet të jetë i tensionuar.

Maliqi njoftoi se strukturat e PD-së dhe aleatët e saj do të mblidhen ditëve në vijim për të vendosur strategjinë e re. Sipas tij, një nga opsionet është bojkotimi i Parlamentit, por më e mundshme duket të jetë pjesëmarrja aktive në Kuvend me një betejë të fortë politike.

“Mandatet duhet të pranohen, por jeta parlamentare nuk do të funksionojë normalisht. Komisionet do të bllokohen”, u shpreh ai.

Ish-deputeti paralajmëroi gjithashtu një fushatë protestash pa ndërprerje, duke përfshirë edhe mundësinë e një greve urie.

“Do të jetë një vjeshtë e nxehtë dhe kjo është e domosdoshme, sepse opozitarët kërkojnë shpresë dhe rikthim besimi” , tha ai.

Ai theksoi gjithashtu pritjen për reagim nga faktorët ndërkombëtarë pas raportit përfundimtar të OSBE/ODIHR mbi zgjedhjet, si dhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Disa deputetë të PD-së tashmë kanë dorëzuar të dhëna mbi manipulimet zgjedhore në organizmat ndërkombëtarë,” shtoi Maliqi.

Të Fundit