“Le nam me këto syze kalamajsh”/ Rama kapet me komentuesit: Janë kuqezi, mua me pëlqejnë shumë

Komunikimi live në rrjetet sociale i kryeministrit Edi Rama me ndjekësit nuk mund të kalonte pa humorin dhe përgjigjet e tij epike.

“Le nam me këto syze kalamajsh”, i ka komentuar dikush kreut të qeverisë.

”Po ça të bëjëm tani, këto që na u gjendën miku im, po të paktën janë kuqezi. Dhe mua kuqezia më pëlqen shumë’’, – ia ktheu Rama.

Kryeministri Edi Rama këtë të dielë më 10 gusht, në një videomesazh të gjatë të publikuar në Facebook ku u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve, ka bërë me dije se po përgatitet një rregullore kombëtare lidhur me hapësirat publike, e cila do të përcaktojë me qartësi kufijtë mes interesit privat dhe hapësirës publike.

Rama theksoi se veprimet nuk përbëjnë një sulm ndaj sipërmarrjes, por janë pjesë e një procesi kombëtar për vendosjen e rregullave të qarta dhe të drejta për të gjithë.

Të Fundit