Alfred Trimi është një qytetar, që është drejtuar në redaksinë tonë, pasi në 2018-ën ka zgjidhur martesën në gjykatë dhe gjykata ka caktuar, që duhet të paguante një pension ushqimor për fëmijët 200 mijë lekë të vjetra në muaj. Alfredi tregon, se pagoi disa kohë dhe më pas nuk pati mundësi, pasi ra pandemia dhe ish-bashkëshortja e tij, iu drejtua një përmbaruesi privat me emrin Elvin Hoxha. Ky i fundit vendosi sekuestron tek një makinë dhe një motorr dhe më pas tek dyqani, të cilin e nxorri në ankand. Vlera e pensionit ushqimor të papaguar është 7 milionë lekë të vjetra. Pasi e nxori në ankand tre herë dyqanin, kaloi tek shtëpia, ndërkohëqë qytetari shprehet, se ka dhe një garazh, që e kalon vlerën, që duhet të paguajë dhe përmbaruesi nuk e sekuestroi. Madje ai pretendon se e ka njoftuar, por nuk ka marrë përgjigje.Përmbaruesi Ilia Elezi shpjegon procedurën e ekzekutimit nga një përmbarues gjyqësor dhe thotë, se fillon sekuestro nga pasuri të luajtshme në të paluajtshme.Si fillim, detyra e përmbaruesit është, që t’i drejtohet Ashk-së, për të marrë informacion mbi të gjitha pronat, pavarësisht rasteve, kur debitorët mund të lajmërojnë për pronat.Së dyti ai nxjerr në ankand dyqan e garazh. Sipas Elezit, përmbaruesi mund të vendosë sekuestro në të gjitha pronat, por duhet të ketë parasysh, që mos të dëmtojë as debitorin.
