Lazio ndahet me Hysajn, ekipi i jep mundësinë të largohet para mbylljes së kontratës

Elseid Hysaj është i lirë të largohet nga ekipi i Lacios para përfundimit të kontratës. Lojtari i kombëtares shqiptare ka kontratë me Lazion deri në verën e 2025.

Pavarësisht marrëveshjes, klubi i Serie A në Itali ka lënë të lirë 30-vjeçarin për t’u larguar.

Mediat italiane shkruajnë se arsyeja e këtij vendimi është paga e lartë e lojtarit. Ai paguhet 2.8 milionë euro për sezon dhe financat e ekipit nuk e përballojnë dot një shumë të tillë.

Ende nuk dihet se në cilën skuadër do të jetë e ardhmja e Hysajt. Aktualisht nuk ka asnjë ofertë serioze për shërbimet e tij. Më herët, ai ka refuzuar disa oferta nga klube në Katar dhe në Arabinë Saudite.

Karriera e Hysaj ka nisur në ekipet italiane si Empoli dhe Napoli dhe mbrojtësi i kombëtares gjithmonë ka preferuar të jetë në klubet e vendit fqinj.

Të Fundit