Lazio “dënon” Elseid Hysajn, lihet jashtë listës së Seria A dhe Europa League

Pas kritikave të shumta për lojën e tij në “Euro2024”, Elseid Hysaj po përballet me një tjetër ngjarje jo të këndshme për të.

Kjo sepse mundësia e vetme e tij për të luajtur ndeshje zyrtare do të jenë ndeshjet me Kombëtaren shqiptare, pasi Lazio ka vendosur të mos e përfshijë në listën e lojëtarve që do të luajnë këtë sezon në Serinë A.

Lazio dorëzoi zyrtarisht listën e skuadrës për sezonin 2024-25 të Europa League, me disa përjashtime të dukshme.

Trajneri Marco Baroni ka bërë përzgjedhjet e tij, duke lënë jashtë mbrojtësin Hysaj dhe mesfushorin Gaetano Castrovilli.

Në këto kushte, Elseid Hysaj do të spostohet në tribunë, duke mos pasur shansin për t’u përfshirë në ndeshje, të paktën deri në janarin e vitit që vjen.

Ky vendim i ekipit të Lazios vjen pasi mbrojtësi shqiptar nuk u largua gjatë merkatos së verës, në një kohë kur drejtuesit e klubit ia kishin bërë të qartë se nuk bënte pjesë në planet e trajnerit për sezonin e ri.

Të Fundit