Një shqiptar, i identifikuar si Laver.C ka plagosur një 48-vjeçar, pasi dyshonte se kishte lidhje me gruan e tij 53-vjeçare.
Ngjarja ka ndodhur në Hildesheim, Gjermani, sipas Bild.
67-vjeçari akuzohet për “Vrasje të mbetur në tentativë” dhe lëndim të rëndë trupor” dhe të martën u dënua me 11 vite burg.
Për muaj të tërë, 67-vjeçari shqiptar dyshonte se gruaja e tij e tradhtonte. Për këtë arsye ai e monitoroi vazhdimisht nga puna për në shtëpi.
Ai dyshonte se bashkëshortja kishte lidhje me një tjetër shqiptar, i identifikuar si Sefat.B, 48 vjeç. Edhe pse nuk gjeti prova për të mbështetur dyshimet e tij, Laver.C mori pistoletën dhe qëlloi bashkatdhetarin e tij.
Sipas Bild, 67-vjeçari pristi derisa Sefati të kthehej nga puna.
Në momentin që doli nga makina ai nxorri armën dhe e qëlloi.
“Laver mos e bëj këtë”, ishin fjalët e Sefatit. Megjithatë 67-vjeçari e qëlloi katër herë. Një plumb kapi parakrahun, tjetri në shpinë dhe plumbi i tretë në syrin e majtë. Ndërsa plumbi i katërt nuk e kapi. Fatmirësisht lëndimet nuk ishin serioze.
Pak kohë pas ngjarjes, ai u arrestua dhe ditën e djeshme u dënua me 11 vite burg.