Laura Colturi kampione bote në ski, Rama: I solli vendit tonë medaljen e parë të artë

Kryeministri i vendit Edi Rama ka uruar Lara Colturin për titullin kampione e botës për të reja në ski.
Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se kur Colturi i kishte treguar me pasion se donte të bëhej shqiptare kishte thënë se donte t’i sillte vendit tonë medalje të arta.

“Lara Colturi, e cila u natyralizua shqiptare sepse familjarisht është e dashuruar me Shqipërinë, sapo është shpallur kampione e botës për të reja në Ski. Kur më tregoi me pasion se pse donte të bëhej shqiptare, e mbylli me fjalën, “Dua t’i sjell Shqipërisë medalje të arta” dhe sot Lara i solli vendit tonë medaljen e parë të artë në ski”-shkruan kreu i qeverisë.

Lara Colturi u shpall kampione bote për të reja në displinën e super gjigandit duke arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Skiatorja kuqezi zhvilloi një garë të shkëlqyer të premten në St. Anton të Austrisë.Colturi preku shpejtësinë 120 kilometra në orë. Ajo ka marrë pjesë edhe në cirkutin e Kupës së Botës, aktiviteti më i rëndësishëm i sportit të skive, ku është përfshirë edhe mes 30 më të mirave.

Të Fundit