Largohet nga drejtimi i QSUT-së Donjeta Bali, emërohet ish-deputeti i PS

Donjeta Bali është larguar nga drejtimi i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, vetëm pak javë pasi u emërua në këtë detyrë. Në vend të saj është emëruar mjeku Florenc Spaho, ish-deputet i Partisë Socialiste dhe anëtar i Komisionit Parlamentar të Shëndetësisë.

Bali, e cila mori detyrën më 29 maj 2025 duke zëvendësuar Alma Canin, u zevëndësua pa mbushur dy muaj në krye të institucionit më të madh shëndetësor në vend. Emërimi i Spahos në krye të QSUT-së është konfirmuar nga burime pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Florenc Spaho pritet të marrë zyrtarisht detyrën në ditët në vijim. Ende nuk janë dhënë detaje zyrtare mbi arsyet e largimit të Donjeta Balit nga ky pozicion.

Të Fundit