Dallëndyshe Bici është larguar nga posti i kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, bëjnë të ditur burime për media
Bici mbante këtë post që nga 31 korriku i vitit 2024. Në vend të Bicit në krye të IKMT-së mësohet se do të jetë Adriatik Kupi.
Dallëndyshe Bici ka ka drejtuar sektorë të rëndësishëm në kompani ndërkombëtare të telekomunikacionit në Shqipëri.
Në periudhën tetor 2013-gusht 2014 ka punuar si drejtoreshë tek Drejtoria Inspektimit Juridik, në Inspektoratin Ndërtimor Urbanistik Kombëtar.
Nga muaji gusht i vitit 2014 e deri në muajin mars 2023 Bici punoi si kryeinspektore në Institutin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit dhe deri në 31 korrik 2024 drejtoi Agjencinë Shtetrore të Kadastrës.



