I dërguari special për Ballkanin Perëndimor dhe Ndihmëssektretari për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Gabriel Escobar nuk do të jetë më në këtë detyrë.
Njoftimi është bërë nga Departamenti i Shtetit për mediat kosovare. Në deklaratë Departamenti i Shtetit konfirmon se Gabriel Escobar është drejt transferimit në një rol të ri.
Kjo vjen në kuadër të rotacionit që oficerët e shërbimit të jashtëm e kanë si rregull të detyrës së tyre dhe që ndodh në mënyrë proceduriale në 1 ose 4 vite të shërbimit të tyre në një detyrë, thotë në deklaratë DASH.
Escobar ndodhej prej tre vitesh në këtë rol dhe tashmë ai do të ketë një karrierë të gjatë në një detyre tjetër përfundon deklaratën e saj Departamenti Amerikan.
Reagimet vijnë pasi në shtypin kosovar filluan aludimet se Escobar ishte shkarkuar nga roli i tij, për shkak se fondacioni i gruas së tij kishte marrë donacione në mënyrë indirekte nga Ministria e Jashtme e Serbisë duke paraqitur një konflikt interesi për paanshmërinë e tij në bisedimet Kosovë – Serbi.
Departamenti Amerikan i Shtetit i quajti këto lajme fabrifikime të qëllimshme.
Escobar ka qenë një figurë e rëndësishme gjatë këtyre viteve në lehtësimin e dialogut Kosovë – Serbi dhe një nga negociatorët kyç për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit në bashkëpunim me diplomatin e lartë të BE, Josef Borrell