Largimi i Sulës nga PD, Berisha: Midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun dhe iku. Bëri gabim, por prapë ka kohë ta mendojë

Kryedemokrati Sali Berisha, nga Elbasani ku ndodhet për Ditën e Verës, ka komentuar largimin nga Partia Demokratike të deputetit Dashnor Sula, i cili iu bashkua “Nisma Shqipëria Bëhet”.

Berisha deklaroi se Dashnor Sula midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi që të ikte.

Por, theksoi kryedemokrati, “bëri gabim por prap ka kohë që ta mendojë atë vendim”.

“Sa i përket deputetit bëri zgjedhjen e tij, midis betejës në sheshin e burrave zgjodhi Tikun dhe shkoi në punë të vet, Bëri gabim por prap ka kohë që ta mendojë atë vendim”, tha Berisha.

Të Fundit