Lajm i mirë për punonjësit e Burgjeve, shpërblim për fundvit një pagë mujore shtesë

Edhe punonjësit e Burgjeve duket se do të shpërblehen për fundvit, pas një punë dhe një viti të gjatë dhe të lodhshëm që do të lemë pas.

Bëhet me dije se Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka propozuar që punonjësit e burgjeve të marrin nga një pagë shtesë si shpërblim për fundvit. Kërkesa është pranuar dhe qeveria ka bërë një VKM për shpërblimin me një pagë për të gjithë punonjësit e sistemit të burgjeve, përfshirë dhe punonjësit e Shërbimit të Kontrollit të brendshëm në Burgje.

 

Të Fundit