Ky është Bujar Nasufi që u ekzekutua në afërsi të banesës në Tiranë. Vrasja, brenda rrethit familjar

Personi që shihni në foto është Bujar Nasufi, 56-vjeçari i cili u ekzekutua mbrëmjen e së dielës në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e njohur si “Pallati me shigjeta”.

Hetuesit kanë arritur që të sekuestrojnë disa kamera sigurie ku duket autori i krimit, i cili me kapuç është munduar që të fshehë identitetin e tij. Ai ka qënë duke e pritur viktimën në afërsi të banesës.

56-vjeçari u ekzekutua në sy të bashkëshortes së tij. Kjo e fundit ishte brenda mjetit në momentin kur autori afrohet dhe e qëllon shënjestër duke e lënë të vdekur në vend.

Kanë qënë dy automjete, një e viktimës dhe tjetra e vëllait të tij që kanë qënë duke u afruar në banesë. Të dyja familjet jetojnë në një godinë, pallat që e kanë ndërtuar para disa vitesh.

Ai rezulton të jetë pronar i mobilierisë ‘Ferdinand’, e cila është në likuidim e sipër.

Pista kryesore ku Policia e Tiranës po heton deri tani për vrasjen e Bujar Nasufit, janë konfliktet brenda rrethit familjar.

Të Fundit