“Kuvendin do e mbyllim në kasafortë, këshillin në dollap e kryesinë në shishe”, Bardhi: S’mund të tallesh kështu me demokratët.

TIRANË
Në bashkëbisedimin me mediat sekretari i përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi komentoi deklaratat e deputetit Flamur Noka i cili i etikoi ata si mëkëmbës të pengkryetarit, Bardhi u shpreh se nuk do e kthejë këtë në cështje epitetesh ndërsa kërkoi të sjellin prova për të gjitha akuzat e tyre.

“Nuk kam ndërmend ta kthej këtë cështje në cështje epitetesh. Peng është ai që ka diçka për të fshehur për të dhënë apo për të marrë. Jam i hapur ndaj cilitdo që kur bën akuza të tilla të tregojë provat. Sepse z. Berisha ka ngritur gjyq ndaj DASH i kërkon prova, ndërkohë ka dy muaj që akuzon se jemi peng, ne që jemi në betejë të përditshme me Edi Ramën. Po a ka njeri më të interesuar se basha për të qenë kryeministër e fituar betejën me Ramën, nuk ka. Masakra e 25 prillit ka krijuar moment të vështirë për cdo demokrat. po smund të mbivendosim hallet personale.

Kuvendin do e mbyllim në kasafortë, këshillin në dollap e kryesinë në shishe, s’mund të tallesh kështu me demokratët. Kemi detyrim të respektojmë sakrificën e tyre, hallet personale t’i mbajnë në shpi të vet, larg partisë.” tha Bardhi.

Ndër të tjera Bardhi iu përgjigj interesit të medias lidhur me emërimin e tij në postin e sekretari të përgjithshëm ndërsa tha se është zgjedhur në këtë post edhe me firmë të Sali Berishës.

“Dua këtu të jap edhe një sqarim që për shkak të tollovisë që duhet të krijojmë për një cështje që është mes SHBA e berishës, dhe jo e demokratëve, s’mund ta harrojmë këtë ky është motivi dhe me këtë s’kanë të bëjnë demokratët.

Kam shpjeguar dje procedurën si mblidhet Kuvendi. Unë jam zgjedhur sekretar i Përgjithshëm në PD edhe me votë të Berishës. Jam zgjedhur në 2019 që mandati im skadon në 2023 ka patur një riformatim të partisë në gusht, është zgjedhur këshilli kombëtar në kombëtar dhe struktura drejtuese në mbledhjen e këshillit kombëtar në 30 gusht. Votimi i fshehtë është për kryetarin e këshillit kombëtar jo sekretarin e përgjithshëm ndaj s’mund të ngremë stuhi kot për një cështje që nuk është cështje.” vijoi Bardhi.

Të Fundit