Kuvendi miraton me 110 vota ratifikimin e marrëveshjes së pranimit në Bordin e Paqes

Parlamenti shqiptar miratoi këtë të enjte me 110 vota pro, 0 kunder dhe 0 abstenim ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, e përfaqësuar nga kryeministri Rama, në Bordin e Paqes.

Ndërkohë, amendamenti i opozitës për të hequr emrin e Edi Ramës nga titulli i projektligjit u rrëzua me 79 kundër, 30 pro dhe 0 abstenime.

Më herët Presidenti Bajram Begaj autorizoi kryeministrin Rama për të nënshkruar marrëveshjen e Bordit të Paqes, nismë e ndërmarrë nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Të Fundit