Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për shumën e derdhur nga parlamenti shqiptar në llogarinë e tij si dieta, prej 75250 lekësh.
Me anë të një postimi në Facebook, Berisha shkruan se i refuzon këto dieta dhe nuk do pranojë asnjë deri në fund të mandatit pasi ai është deputet i Tiranës dhe se lëvizjet jashtë qarkut i përballon me të ardhurat personale.
Sot nga mediat mësova se në llogarinë time bankare parlamenti ka derdhur për muajin shkurt dieta për mua si dhe për 93 deputetë të tjerë shumën prej 75250 lekë dieta.
Lidhur me sa më sipër deklaroj sa vijon:
1-Unë nuk kam patur asnjë dijeni për këto dieta.
2- I kërkoj parlamentit ti tërhiqi ato nga llogaria ime bankare ku i ka derdhur.
3- Unë jam deputet i Qarkut të Tiranës dhe si i tillë nuk do pranoj asnjë dietë deri në fund të mandatit.
Lëvizjet e mia jashtë Qarkut të Tiranës do ti përballojë me të ardhurat e mia.