Kushtetuesja vendos, Belinda Balluku pezullohet nga detyra

Gjykata Kushtetuese është mbledhur sot për herë të tretë në dhomë këshillimi për shqyrtimin e çështjes që lidhet me zv/kryeministren dhe ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku.

Pas tre seancash shqyrtimi, trupa gjykuese ka marrë vendim mbi ankimin e paraqitur nga qeveria, e cila kundërshtoi vendimin e GJKKO dhe SPAK për pezullimin e Ballukut nga detyra.

Vendimi është marrë pas disa orësh takim, ku është lënë në fuqi pezullimi i Ballukut.

Të Fundit