Shqiptari Oltian Ademi është arrestuar nga policia në Britani të Madhe pasi përdorte biznesin e tij për të shitur kokainë dhe kanabis.
Mediat vendase raportojnë se Ademi, përdori dy bizneset e tij në Princes Avenue për të shitur drogë.
Gjykata e Hull Crown u njoh me disa prova se si Ademi, i cili prej 20 vitesh jetonte në këtë shtet, po fitonte shuma të konsiderueshme parash nga trafiku i drogës.
Gjatë aksionit të policisë, të riu iu sekuestruan 1 mijë paund, peshore, disa telefona, një makinë numërimi parash dhe çanta vetëvulosëse.
Ndërkohë në bizneset e tij iu gjetën doza me kokainë me peshë 133 g dhe me vlerë 5,100 paund.
Mes këtyre provave shqiptarit iu gjetën dhe mesazhe telefonike që faktonin veprimtarinë e të lidhura me tregtimin e drogës, në të cilat njerëzit që kujdeseshin për prodhimin e kanabisit i referoheshin atij si “bos”.