Jemi në Ballsh për një problem në arsim. Në gjimnazin “Dervish Hekali” bëhet konkursi për pozicionin e nëndrejtorit dhe nga dy kandidatë fiton ajo me më pak pikë në konkurim dhe pa certificatë nga shkolla e drejtorëve. Drejtori i shkollës Vullnet Sadikaj, thotë, se intervista e mësueses fituese ka qenë më cilësore, por këtu ka ndikuar edhe fakti, që shkollës i duhej një mësuese fizike.Drejtoresha e ZVA Mallakastër Etilda Disha, thotë, se kompetencat për zgjedhjen e nëndrejtorit, i ka drejtori.Pasi disa mësues ngritën zërin për shkeljet, Drejtori i shkollës Sadikaj nisi të kërcënojë stafin. Në të njejtën kohë “Stop” mësoi, se edhe vetë drejtori nuk kishte një certifikatë të shkollës së drejtorëve.Eksperti i arsimit,Ndricim Mehmeti, shprehet, se drejtori ka zgjedhur nëndrejtreshën e re, në shkelje të kërkesave ligjore.
- +355 67 220 8888
- [email protected]