Kryeministri Edi Rama zhvilli sot një takim me qytetarët e Burrelit, nga ku foli për programin e PS-së për ndihmat sociale dhe jo vetëm. Rama tha se nga 2026 do të rikonceptohet bonusi i bebes.
Sipas kryeministrit nuk do të jepet më ndihmë financiare me çek, por sipas numrit të fëmijëve do të jepen pagesa mujore.
“Për familjet me 3 dhe shumë fëmijë ndihmën ekonomike e kemi dyfishuar, edhe për gratë kryefamiljare me fëmijë dhe e kemi trefishuar për fëmijët pa kujdes prindëror si edhe për gratë viktima të dhunës dhe trafikimit…
Ne do të rikonceptojmë programin e bonusit të bebes duke filluar nga viti 2026 dhe në vend të ndihmës financiare me çek do ecim me një tjetër skemë me pagesa mujore, 2-vjeçare, 3-5-vjeçare, sipas numrit të fëmijëve, kush do bëjë më shumë, do i rrimë më afër kuptohet…
Kemi bërë projekte për punësimin e grave në nevojë që është shumë i rëndësishëm për ne. Një betejë kryesore janë pensionet, ne nuk kemi dashur asnjëherë të tregojmë përrallë, nga ana tjetër është shumë e qartë se viktimat e politikës absurde dhe kriminale kombëtaresh me pensionet deri kur ne bëmë reformën, që sot nuk përfitojnë pension dinjitoz. Ata që dalin në pension pas reformës, kanë pensione komplet të tjera, kjo nuk përmendet”, tha Rama.