Kurti nuk tërhiqet: Kosova nuk do të lejojë struktura paralele në veri

Pavarësisht tensioneve të krijuara në Veri, kryeministri i Kosovës nuk tërhiqet nga vendimi për të mos lejuar që kryetarët të ushtrojnë punën në zyra paralele.

 

 

Sipas tij, krerët komunal në këto komuna janë legalë dhe Republika e Kosovës nuk mund të lejojë paralelizma në Veri.

“Unë besoj që kryetarët e zgjedhur, ndonëse dalja ka qenë e ulët, janë kryetar legal që kanë legjitimitet, ndonëse jo të plotë, shkak i trysnisë së Serbisë. Ata kandidat që kanë garuar e fituar duhet ta bëjnë punën, dhe unë besoj që vendi i punës së kryetarit duhet të jetë në ndërtesën publike të komunës, sepse ndërtesa publike e Komunës është ndërtesa e republikës. Ka gjendje të jashtëzakonshme si ajo me pandemi, kur edhe ne s’kemi qenë në vende pune, por vendi i punës së kryetarit të jetë në atë ndërtesë dhe unë besoj që është mirë që të gjithë të jenë atje. Mirëpo është kryetari që i ka marrë votat e qytetarëve, natyrisht që është kryetar, dhe i marrin vendimet për të cilat gjykojnë kryetarët. Ne nuk mund të krijojmë struktura paralele jashtë objekteve zyrtare. Kur kanë hyrë kryetarët në këto zyra, ato kanë qenë të zbrazura, të braktisura”, tha Kurti.

Të Fundit