Kurti kërkon ndjesë pasi nuk zgjidhi dot ekuacionin e klasës së shtatë

Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar ndjesë pasi dështoi të zgjidhë një ekuacion të klasës së shtatë, gjatë inagurimit të një shkolle në komunën e Podujevës.

Teksa vizitoi ambientet e reja të një klase, Kurti u ndal për një çast teksa në dërrasë pa një ushtrim matematikor me “X” e panjohur.

Me të marrë shkumësin, kreu i qeverisë së Kosovës nxitoi ta zgjidhë duke dalë në përfundimin “5”. Mirëpo duket se ai gaboi pasi “X” në këtë rast është i barabartë me “0”.

Lapsusi u bë menjëherë viral në rrjetet sociale dhe mediat elektronike.

Megjithatë, Kurti kërkoi ndjesë, teksa tha se ishte nxituar dhe duhet ta kishte menduar më mirë.

“Ju falemnderit për mikpritjen e përzemërt në ndërtesën e re të shkollës suaj. Gëzimi juaj sot më mbushi me mall për bankat shkollore. Por, më duhet të them që tash jam i gëzuar që nuk isha nxënës në atë çast, sepse nuk do të merrja notë kaluese. Ekuacioni i thjeshtë matematikor m’u duk që në sekondën e parë që e ka zgjidhjen x=5; pra pesë, porsi pesëshet që ua dëshiroj juve. Po të mendoja pak, do ta shihja që zgjidhja e saktë është x=0, por në atë rast, nuk besoj që do të merrja mundin të merrja shkumësin e të shkruaja në dërrasën e klasës suaj. Ju kërkoj falje. Zgjidhja e atij ekuacioni, ashtu qysh ju e dini më mirë se kryeministri i juaj, është x=0”, ka shkruar Kurti.

Të Fundit