Një grua me një shtatzëni të hernizuar të mitrës, pra brenda një hernie të madhe jashtë zgavrës së barkut, ka lindur ditët e fundit në Città della Salute në Torino, duke mbështetur tezën e fortë; kur mbrekullia bashkohet me shkencën. Nëna dhe fëmija janë mirë. Rasti i konsideruar me “rrezik të lartë”, u zgjidh falë një pune të jashtëzakonshme ekipore, ku përfshiheshin gjinekologë, mami, kirurgë të përgjithshëm, radiologë dhe anesteziologë. 43-vjeçarja ishte në shtatzëninë e pestë: “Kisha frikë se mos vdisja, tani jemi të lumtur”, tha ajo për Tgcom24.
Një shënim nga Città della Salute thekson se “në mbarë botën, në më shumë se 50 vjet, janë përshkruar vetëm 16 raste të shtatzënive afatgjata në një hernie të mitrës jashtë barkut, dhe jo të gjitha me një rezultat të mirë”.
Bazuar në raportet shkencore, ky është rasti i parë i menaxhuar me sukses në një grua me rrezik të lartë obstetrik dhe kirurgjik, duke marrë parasysh katër seksionet e mëparshme cezariane dhe sëmundjet e rëndësishme shoqëruese, të cilat gjithashtu çuan në korrigjimin e portalit të madh hernial me futjen inovative të një proteze biologjike.