“Kur erdha dje ishte diell”, Starmer batuta për motin: S’është faji i britanikëve

Kryeministri britanik, Keir Starmer nisi fjalën e saj në samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë me një batutë në lidhje me reshjet e shiut që ka përfshirë vendin tonë sot.

Teksa falenderoi kryeministrin Rama për mikpritjen, Starmer i kujtoi atij se kur kishte mbërritur një ditë më parë në Tiranë koha ishte me diell, ndaj nuk ishte faji i tij si britanik për shiun e sotëm,

“Më vjen mirë që shoh gjithkënd përreth tryezës sot, Faleminderit që na mblodhe bashkë, do të të kujtoja se kur zbrita nga avioni dje në mëngjes ishte diel, kështu që zërat se moti ishte faji i britanikëve është i gabuar”, tha Starmer.

Të Fundit