Kundërshtoi me dhunë punonjësin e policisë, arrestohet 40-vjeçari në Kukës! Kishte parkuar gabim

Një 40-vjeçar është vënë në pranga nga policia në Kukës. Arrestimi i tij ka ardhur pasi të martën ai ka kundërshtuar me dhunë një efektiv te policisë. Policia bën me dije se polici i ka kërkuar 40-vjeçarit dokumentet e mjetit të cilin e kishte parkuar gabim.

“DVP Kukës/ Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës, në bashkëpunim me Oficerin e Policisë Gjyqësore të Prokurorisë së Kukësit, arrestuan në flagrancë shtetasin G. Sh., 40 vjeç, banues në Kukës, pasi dje, në rrugën “1 Qershori”, në qytetin e Kukësit, ka kundërshtuar me dhunë, punonjësin e Policisë në shërbim, shtetasin G. S., i cili i ka kërkuar 40-vjeçarit, dokumentacionin e automjetit që e kishte parkuar gabim. Automjeti u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. G., 69 vjeçe, pasi në aksin rrugor “Bajram Curri-Qafë Morinë”, automjeti që drejtonte është përplasur me një automjet tjetër, me pasojë dëme materiale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Të Fundit