Me qindra qytetarë mbushën rrugët në shumë qytete italiane për të kundërshtuar masat kufizuese anti-COVID-19. Protesta të cilat u shoqëruan me përplasje me policinë.
Një aksion I tillë vjen pas vendimin të qeverisë për të mbyllur baret dhe restorantet nga ora 18 në 6 të mëngjesit të paktën për 30 ditë. Kinematë e palestrat po ashtu u vendos të mbyllen.
Protesta u zhvilluan në Napoli dhe por edhe në Torino ku ndonëse çdo gjë nisi paqësisht përfundoi me përleshje me forcat policore.
Këta pronarë restoranti të cilët organizuan protestën paqësore në Torino ndihen të dëshpëruar të vijojnë punën.
“Kemi nevojë të punojmë, duhet të mbajmë ekonominë punonjësit tanë, çdo gjë, familjen tonë. Jemi të dëshpëruar. Kam tetë vite që kam restorantin tim dhe nuk dua që çdo gjë të shkojë keq”, është shprehur Ivan Fontana, pronar restoranti.
“Kishim nevojë për një protestë serioze. Edhe nëse na thonë të mbyllim në orën 18, unë duhet të mbaroja punën në orën katër sot. Askush nuk u paraqit sepse të gjitha janë shumë të frikësuar”, thotë Sara Popolo, një tjetër pronare restoranti.
Masat e reja kufizuese në Itali nisën të dielën pasi në shtetin fqinj që nga nisja e pandemisë u raportua për më shumë se gjysmë milioni të infektuar .
“Koshat e plehrave në flakë. Barrikadat në rrugë. është kjo çka mbetet në Torino ndërsa hyn ne fuqi ndalimqarkullimi. Një pjesë e demonstratës kundër kufizimeve të ka degjeneruar në përplasje me policinë. Në anën e kundërt, protesta paqësore e pronarëve të lokaleve dhe restoranteve i dha zë një industrie që po përballet me vështirësi të mëdha për shkak të masave të reja e qe mund te gjunjëzohet”.