Kumbaro: Mbi 4.7 milionë turistë të huaj në gjashtë muaj, qershori sjell rekord të ri

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka publikuar të dhëna të reja për fluksin e turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë në gjysmën e parë të vitit 2025.

Kumbaro thotë se 4.76 milionë vizitorë të huaj gjatë gjashtëmujorit të parë janë tregues i rritjes së stabilizuar të flukseve hyrëse dhe ekuilibrave të qëndrueshëm në menaxhimin e ofertës turistike.

“4.76 milionë vizitorë të huaj në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë tregues i një rritjeje të stabilizuar të flukseve hyrëse dhe ekuilibrave të qëndrueshëm në menaxhimin e ofertës turistike, ndërsa 1.32 milionë vizitorë të huaj vetëm gjatë qershorit janë fryt i një pune të suksesshme dhe përgjegjësi e shtuar për të gjithë në monitorimin e sezonit turistik veror,” shkruan Kumbaro në rrjetet sociale.

Të Fundit