Policia e Tiranës ka finalizuar operacioni policor i koduar “Vjeshta”.
Në pranga janë vënë dy shtetas: L. A., 37 vjeç, banues në fshatin Vakumonë, në Shëngjergj/Tiranë dhe L. A., 24 vjeç, banues në fshatin Vakumonë, në Shëngjergj/Tiranë.
Këta dy shtetas në bashkëpunim me shtetasin A. M., (të ndaluar më parë nga Policia), në bashkëpunim dhe me persona të tjerë, ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera, në vendin e quajtur “Stani i Varrosit” në fshatin Vakumonë, në Shëngjergj, kanë kultivuar disa bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis.
Po punohet intensivisht për kapjen dhe ndalimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet proceduarale i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike kryrer në bashkëpunim”.