Kultivonin bimë narkotike, shpallen në kërkim dy persona

Policia e Himarës ka asgjësuar 302 bimë kanabisi dhe ka sekuestruar 121 kg bimë kanabisi në proces tharjeje.

Bima narkotike u gjet midis fshatrave Shën Vasil dhe Lukovë, në një zonë malore të thepisur, zbuluan 3 parcela ku ishin kultivuar 302 bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u asgjësuan.

Në kuadër të opercionit Koordinata janë shpallur në kërkim dy shtetas të dyshuar si autorë të kësaj veprimtarie kriminale: R. B., 41 vjeç, banues në fshatin Lukovë dhe A. N., 30 vjeç, banues në qytetin e Delvinës.

Të dy shtetasit akuzohen për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim.

Policia bën me dije se veprimet hetimore vijojnë punën me qëllim kapjen dhe vënien para drejtësisë të autorëve të dyshuar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Të Fundit