Ditën e sotme, në hyrje të Parlamentit është shënuar një incident.
Një 32-vjeçar ka tentuar të parkojë makinën brenda oborrit të godinës qeveritare, edhe pse është e ndaluar.
Burime bëjnë me dije se personi në fjalë ka kujtuar se oborri i Parlamentit shërben si parkim.
Pas incidentit, 32-vjeçari M.B është shoqëruar në komisariat dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.
Burime për Abc bëjnë me dije se trau i Parlamentit është dëmtuar, ndërsa 32-vjeçari dyshohet se kohët e fundit po kurohet me ilaçe depresioni.