Ish-deputeti Kujtim Gjuzi është shprehur se po punon që të rikthejë monarkinë nëpërmjet një referendumi.
Gjuzi ka thënë për “Abc” se rikthimi i Shqipërisë në monarki është në dorën e fuqive të mëdha.
Me tej, ish-deputeti sqaron pse kryeministri Edi Rama e thërriste “naltmadhni” në Parlament.
-Pse ju thotë Rama Naltmadhni?
“Po pra ai e thotë këtë për të provokuar se ju e patë, të kthehemi prapë tek shkëlqelsia e saj ambasadore e cila kur e pa që nuk po vendoste dot lidership për të qetësuar gjakrat atëherë vajti tek princ Leka në oborr dhe vajti bashkë me atë sekretarin amerikan. Ishte për t’i thënë disa liderëve tjerë që shiko ne e kemi këtë këtu.”
-Pse zoti Gjuzi ju mendoni që një ditë Shqipëria mund të rikthehet sërish monarki?
“Këtë gjithmonë e ka në dorë fuqitë e mëdha, e kanë britanikët e theksoj, e ka Vatikani dhe e ka SHBA. Sipas bashkëbisedimit tim me princ Lekën e dytë, kjo do momentin dhe kohën e vet, ne punojmë që të ketë një referendum për monarki kushtetuese me kuvend që mbreti ka të drejtë t’i thotë kryeministrit jo nuk do jesh ti, do jetë dikush tjetër edhe kur ti fiton zgjedhje”.