“Kujt i xhiron gomat ti ore”? Si nisi sherri dhe degradoi deri në përdorimin e armës në Kamëz

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar në Kamëz mbrëmjen e sotme.

Mësohet se autori i të shtënave me armë zjarri në Kamëz, Jetmir Koleci ka lëvizur rreth 3 apo 4 herë me mjetin e tij në rrugën ku ka ndodhur ngjarja dhe ka xhiruar gomat.

Vëllezërit Ilir dhe Astrit Halili kanë dal për t’u sqaruar pse po xhironte gomat. Në moment, pasi ka dalë nga makina Jetmir Koleci ka nxjerr armën dhe ka qëlluar.

Sipas dëshmive të vëllezërve Halili, ka qëlluar drejt tyre, por hetuesit kanë dyshime pasi kanë qenë në largësi rreth 1 metër. Hetuesit dyshojnë se Koleci ka qëlluar nga frika në ajër dhe më pas është larguar me shpejtësi në këmbë.

 

Të Fundit