“Kujt i ha k*ri për imazhin tat” i jep makinën për hall, shoku e lë peng për lekë dhe s’ja kthen më

Në Durrës, një qytetar i është drejtuar emisionit “Stop” për të denoncuar një rast mashtrimi. Ai tregon, se një vit më parë i ka dhënë makinën e tij një shoku për përdorim të përkohshëm. Kur ia ka kërkuar mbrapsht, ka mësuar, se automjeti ishte lënë peng për 2500 euro, pa dijeninë e tij.Pavarësisht përpjekjeve për ta gjetur makinën, qytetari nuk ka marrë asnjë informacion konkret për vendndodhjen e automjetit. Në këto kushte, ai iu drejtua Policisë së Durrësit, duke bërë kallëzim penal. Shtetasi, që kishte marrë makinën u arrestua, por më pas u la i lirë, ndërsa për automjetin, nuk ka asnjë gjurmë.Në deklarimet e tij, shtetasi R. V., i cili kishte marrë makinën, pranon, se e ka lënë peng për 2500 euro, duke justifikuar veprimin me nevoja shëndetësore të nënës së tij. Ai pretendon, se ka vepruar me mirëbesim dhe se do t’ia kthejë paratë personit të tretë për ta rimarrë makinën.Nga ana tjetër, qytetari e cilëson veprimin si tradhti dhe mashtrim, duke deklaruar se nuk i është dhënë asnjë zgjidhje dhe se është detyruar ta denoncojë rastin në polici. Hetimi për gjetjen e automjetit iu besua autoriteteve përkatëse, ndërsa rasti është referuar edhe në Prokurorinë e Durrësit. Sipas oficerit të policisë gjyqësore, të gjitha veprimet procedurale janë kryer dhe dosja është përcjellë në prokurori, por deri më tani nuk ka asnjë zhvillim konkret dhe makina vazhdon të mbetet e zhdukur.

Të Fundit