Kujdes fëmijët! Rikthehet sëmundja infektive “duar, këmbë, gojë”

Që prej muajit qershor dhe po ashtu edhe aktualisht po vijon të jetë e përhapur te fëmijët sëmundja “duar, këmbë, gojë”. Sëmundja e njohur si (SDKG) është një sëmundje infektive kryesisht e padëmshme e shkaktuar nga një virus, që prek kryesisht fëmijët nën moshën 10 vjeç.

Virusi shumë ngjitës transmetohet përmes piklave (pështymës, sekrecioneve) dhe përmes sendeve të infektuara. Jo të gjithë fëmijët sëmuren, shumë janë vetëm bartës të virusit, por ata mund të infektojnë fëmijë të tjerë me të. Të rriturit gjithashtu mund të infektohen, por zakonisht nuk sëmuren ose ecuria e sëmundjes tek ata është shumë e lehtë.

Infeksioni ndodh shpesh në muajt e pranverës dhe verës. Periudha e inkubacionit (koha nga infeksioni deri në fillimin e sëmundjes) ndryshon nga 3-60 ditë, më shpesh zgjat 3-6 ditë. Sëmundja në vetvete zakonisht përfundon pas rreth 10 ditësh. E rëndësishme: fëmijët e sëmurë me SDKG duhet të izolohen derisa të mos kenë simptoma.

Ai u shfaq masivisht në Shqipëri në vitin 2021

Nuk ka medikamente dhe asnjë vaksinë parandaluese kundër virusit që shkakton këtë sëmundje. Vetëm simptomat mund të trajtohen me ilaçe dhe mjete shtëpiake.

SDKG është përgjithësisht e padëmshme, me simptoma të ngjashme me gripin. Skuqjet janë tipike kryesisht në zonat e gojës, hundës, duarve dhe thembrave të këmbëve. Më vonë, formohen fshikëza dhe ulçera kryesisht në pjesën e brendshme të gojës (gjuha, mishrat e dhëmbëve, brenda faqes). Ushqyerja dhe pirja bëhen shumë të dhimbshme dhe rreziku i dehidrimit rritet, veçanërisht tek foshnjat dhe fëmijët e vegjël.

Të Fundit