Gjatë një konferencë me gazetarët, Rama u shpreh se në çdo vend ka pastrim parash, madje sipas tij rregullat janë më të shtrënguara në Shqiperi.
Kreu i qeverisë tha se Shqipëria po bëhet cop cop nga vetë dora e shqiptareve.
“Është e paprecedentë që ambasadori italian të detyrohet të shprehet. E dini pse është shprehur. Sepse janë të mahnitur, të skandalizuar nga fakti që një hetim që rezulton nga prokuroria italiane që s’ka lidhje me ndonjë kanal lidhjesh e pastrimesh në Shqipëri të kthehet në një kauza komune nëpër media dhe ta bëjë Shqipërinë cop, cop në shqip, nga duart e shqiptarëve. Si e para përfytyroni ju që nëse do kishte diçka këtu do kishte mbetur pa dalë atje, apo do kishte mbetur pa ardhur këtu në cfarëdo forme.
U bë kjo një histori një histori e tmerrshme, raportesh mëkatare me të vërtertën. Merr letra nga dosjet atje dhe hidhi ketu e bëji çorap dhe dynjanë me llafe.
Kush ja bënë këtë vendit të vet.
Unë jam mësuar me baltë dhe e kam të qartë që sa kohë do jem në këtë detyrë me baltën do kem të bëj.
E ka thënë Faik Beu këtë: Nëse ka një gjë që nuk ta falin në këtë vend është suksesi.
Por kush ja bën vendit të vet këtë?
A ka pastrim parash? Ku nuk ka? Dini ndonjë vend që nuk ka. Të gjitha vendet luftojnë me paratë pista dhe në Shqipëri rregullat e vendosura janë jashtëzakonisht të shtrënguara në raport me shumë vende të tjera”, tha kryeministri Rama.