KSSH: Dy të vdekur në kantiere ndërtimi në Lezhë, Inspektoriati i Punës “peng” i sipërmarrjes!

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë mëngjesin e 9 Majit kur një 28 vjeçar humbi jetën pasi ra nga kati i 9 i pallatit në Shëngjin, i kërkoi Inspektoriatit të Punës të vihej në lëvizje por kërkesa jonë ra në vesh të shurdhër dhe tragjedia e radhës u regjistrua sot.
Një 60 vjeçar sot ka humbur jetën në vendin e punës në Shëngjin, teksa është çuar dhe është braktisur në Urgjencën e Spitalit të Lezhës.
Shkak i aksidentit tragjik dyshohet mungesa e kushteve të sigurisë teknike në punë, ndaj KSSH kërkon urgjentisht marrjen e masave për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

KSSH i shpreh dhe ngushëllimet familjes së viktimës dhe angazhohet të bashkëpunojë me institucionet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Vdekjet në vendin e punës për shkak të mungesës së kushteve të sigurisë teknike janë kthyer në fenomen shqetësues dhe reformimi i Inspektoriatit të punës është një emergjencë pasi ky institucion ose është i blerë ose peng i sipërmarrjes.

 

 

Të Fundit