Jemi në Vlorë me qytetarin Shkëlqim Meta, i cili tregon, se në vitin 2022 i jep me qira objektin e tij Tatjana Bullës dhe bashkëshortit të saj për restorant tradicional, për 4 vjet. Por qiramarrësit e kthejnë atë në hostel. Shkëlqimi bën revokim të kontratës, por bashkëshortët Bulla nuk e lirojnë objektin, megjithëse tani jaanë drita dhe ujë.Ne u takuam me zonjën Bulla, por ajo pretendon, se është në rregull me shtetin, pasi ka ndryshuar niptin. Ajo nuk merr fare në konsideratë ndryshimin e njëanshëm të kontratës me qiradhënësin.Ne mësuam, se Tatjana Bulla, para se të merrte objektin e zotit Shkëlqim Meta, kishte qëndruar në konviktet shtetërore të shkollës mjeksore të Vlorës, ngaku e kishin nxjerrë me polici, pasi publikonte hapësirat shtetërore i reklamonte për hostel.Avokati Arben Llangozi, pasi u njoh me dokumentet dhe veprimet, konstatoi shkelje e tha, se këtë rast do ta marrë përsipër pa pagesë.
- +355 67 220 8888
- [email protected]