Ksamili “pushton” zemrën e New York-ut

Promovohet në Times Square

Prej kohësh Ksamili është kthyer në destinacionin e preferuar të turistëve vendas dhe të huaj falë bukurive dhe plazheve magjepsëse. Por këtë herë qyteza është promovuar në vendin e famshëm të reklamave, atë të Times Square, në zemër të Nu Jorkut.

Përmes kësaj videoje promovuese, e cila shfaqet në ekranin e madh të një qiellgërvishtësi, promovohen bukuritë e Ksamilit. Jo pak kureshtarë ishin të pranishëm kur u shfaq në ekranet e Times Square.

Videoja është shpërndarë në rrjetet sociale edhe nga kryeministri Edi Rama.

E fundit nga mediat e huaja qa ka vlerësuar plazhet shqiptare, ishte revista e njohur amerikane Travel of Path, që i dedikoi një artikull.

Media e huaj rekomandonte vendit tonë duke shkruar se Shqipëria duhet të jetë me patjetër në listën e udhëtimeve të çdo vizitori jo vetën për bukuritë natyrore, por edhe për shkak të kostos së ulët.

Prej kohësh media prestigjioze, The Gardian, The Sun, Uashington Post, National Geografic, kanë rekomanduar Shqipërinë, si një nga destinacionet që duhet vizituar këtë sezon turistik.

Të Fundit