Kryepeshkopi të Tiranës, Durrësit dhe Gjithë Shqipërisë, Joani është takuar me Papa Leo XIV.
Takim u zhvillua në një audiencë private, pas pjesëmarrjes në Takimin Ndërkombëtar “Osare la pace”, të organizuar nga Komuniteti i Sant’ Egidios në Romë.
“Në këtë takim vëllazëror u diskutua për çështje të ndryshme me interes të përbashkët dhe u theksua rëndësia e rivendosjes së paqes dhe ndalimit të luftërave që po mundojnë botën. Diskutimi u ndal edhe në interesimin dhe përkujdesjen e veçantë ndaj të rinjve të cilët janë jo vetëm e ardhmja, por dhe e tashmja e shoqërive.
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë vazhdon të jetë e angazhuar për të pasur marrëdhënie miqësore dhe të hapura me të gjithë, duke ndikuar në harmoninë dhe mirëqenien e përgjithshme. Ky takim historik dëshmon për përpjekjet e përbashkëta të të krishterëve si faktor kyç për paqen, në të cilin Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë luan një rol shumë të rëndësishëm. Në fund të takimit u shkëmbyen dhurata”, bën me dije kisha ortodokse.
 
								 
															




 
                                 
                                 
                                