Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç ka deklaruar se në Kosovë nuk ka ndodhur gjenocid gjatë luftës në vitin 1999.
Në Forumin e Prespës për Dialog, për viktimat e luftës në Kosovë, ajo është shprehur se numrat që përmenden vazhdimisht nuk ekzistojnë, sepse sipas saj, krimet nuk kanë ndodhur.
“Në Kosovë dhe Metohi nuk ka ndodhur gjenocid. Nuk ka asnjë dënim apo rast që lidhet me këtë gjë. Territori i Kosovës dhe Metohisë deri sot është një prej territoreve post konflikti me më së paku persona të kthyer nga gjithë zonat e pas luftës në botë. Në vitin 2014 kishte një masakër. U rrënuan kisha e manastire, u vranë 8 serbë dhe janë dëbuar thuajse gjithë serbët nga territori i jugut të Ibrit, është bërë pastrim etnik i qyteteve. Prishtina, Gjilani, Gjakova dhe të tjerë”, tha Brnabiç.
Pak javë më parë, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç bëri betimin për mandatin e tij të dytë presidencial, ku theksoi se do e mbronte Kosovën dh e Metohinë që i cilësoi si pjesë të territorit të Serbisë./EuronewsAlbania