Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka uruar homologun shqiptar Edi Rama për fitoren e zgjedhjeve të 11 majit.
“Dëshiroj t’i dërgoj urimet më të sinqerta Kryeministrit Edi Rama për rikonfirmimin e tij si drejtues i qeverisë shqiptare. Miqësia e thellë dhe bashkëpunimi strategjik që lidh dy kombet tona është forcuar më tej falë nismave të përbashkëta, rezultat i dialogut konstruktiv dhe një vullneti të përbashkët për të përballuar sfidat globale me zgjidhje inovative.
Ne do të vazhdojmë të punojmë për të konsoliduar më tej lidhjen midis dy qeverive tona dhe për të arritur objektiva të përbashkëta, duke përfshirë forcimin e stabilitetit në Ballkan dhe avancimin e rrugës evropiane të Shqipërisë”, thuhet në urimin e Melonit.