Kryeministria ka reaguar në lidhje me ndërhyrjen kirurgjikale të cilës i është nënshtruar këtë të enjte Kryeministri Edi Rama.
Në njoftimin për mediat Kryeministria njofton se kreu i qeverisë pas ndërhyrjes pritet ta kalojë natën në ambientet e Qendrës Spitalore Universitare
“Kryeministri Edi Rama aktualisht po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale laparoskopike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Ekipi mjekësor nën drejtimin e Prof. Dr. Arben Gjata po kryen ndërhyrjen kirurgjikale të hernies inguinale.
Pas përfundimit të ndërhyrjes, Kryeministri Rama pritet të kalojë natën e sotme në mjediset spitalore të QSUNT”,-thuhet në reagimin e kryeministrisë.