Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Vatikan, takim me Papa Leonin XIV

Me ftesë të Selisë së Shenjtë, Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë zyrtare në Vatikan, ku do të zhvillojë një takim me Papa Leonin XIV.

Kreu i qeverisë shqiptare është nisur drejt Romës i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga delegacioni zyrtar.

Sipas agjendës zyrtare, Kryeministri Rama do të vizitojë Pallatin Apostolik të Vatikanit, ku do të pritet në oborrin “San Damaso” nga Prefekti i Shtëpisë Papnore dhe përfaqësues të Selisë së Shenjtë. Më pas, Kryeministri do të zhvillojë një takim me Papa Leonin XIV në Bibliotekën Papnore të Pallatit Apostolik.

Vizita do të vijojë në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku Kryeministri Rama do të ndalet në disa prej mjediseve më të rëndësishme të Vatikanit, përfshirë Stanza delle LacrimeCappella PaolinaSala Reggia, Kapelën Sistine, si edhe altarin e Shën Gjon Palit II.

Në përfundim të qëndrimit në Vatikan, Kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij do të vizitojnë vendvarrimin e Papa Françeskut në Bazilikën Santa Maria Maggiore.

Gjatë kësaj vizite zyrtare janë parashikuar gjithashtu edhe takime të tjera, mes të cilave një takim me Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar Shteti i Vatikanit.

Të Fundit