Kryeministri Rama takohet me Ministrin e Brendshëm Lamallari në Vilën 30

Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të martë një takim në Vilën 30 me ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari. Takimi ka nisur që prej orës 09:00, ndërsa detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.

Ky takim vjen dy ditë pas protestës së opozitës ndërsa sot po zhvillohet gjithashtu faza e intervistave për kandidatë për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Komisioni i krijuar në Ministrinë e Brendshme, i përbërë nga zv/ministrja Silva Caka, sekretarja e Përgjithshme Kledia Ngjela dhe kreu i AMP-së Eduart Merkaj, ka vlerësuar dosjet e kandidatëve.

Për këtë post kanë aplikuar 16 kandidatë, përfshirë dy gra që nuk ishin pjesë e Policisë së Shtetit: Ejona Gurbardhi dhe Suela Sulkaj, të cilat u skualifikuan pas verifikimit paraprak.

Lista e kandidatëve:

Afrim Tafa
Alfred Çepe
Arjanit Arapi
Elidon Çela
Gentian Berberi
Gentjan Shehaj
Idajet Faskaj
Lorenc Panganika
Neritan Nallbati
Pëllumb Seferi
Rebani Jaupi
Saimir Boshnjaku
Skënder Hita
Tonin Vocaj

Të Fundit